Deputeti i njohur plas “bombën”, paralajmëron arrestime politikanësh në Shqipëri: Do ketë një lajm të madh këto ditë nga Partia Socialiste

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha se shpreh keqardhje për gjendjen ku ndodhet PD, ndërsa theksoi se nuk i vjen keq as për Bashën dhe as për Berishën, por për demokratët. Sula theksoi se situata në kampin blu favorizon vetëm Edi Ramën.

Ndërsa një deklaratë e fortë ishte kur Sula tha se priten arrestime të tjera në lidhje me aferat e inceneratorëve. Deputeti i selsië blu deklaroi se do marri fund pandëshkueshmëria në dy vitet e ardhshme ndërsa theksoi se një lajm i madh do të plasi nga kampi i mazhorancës.

“‘Shtëpia e Lirisë’ është diça e fshehur, që s’bëhet fjalë për PD, por për LSI. Nuk e mendoja se njerëzit e PD t’i binin shtëpisë së tyre me të gjitha format për ta shkatërruar. Basha ka problemet e veta, po për inat të Bashës të shkatërrosh PD-në? Nga kjo situatë përfiton vetëm Edi Rama i cili është kthyer në sulltan. Më 6 mars shpresoj që qytetarët të jenë sa më të kthjelluar. Priten arrestime në të gjitha nivelet. Edhe të djeshmen, që ka qenë në mazhorancë, ish-ministra apo ish-deputetë në qeverisjen e PD, apo edhe nga 2013-2021 e kam bindje dhe padiskutim. Do ketë një lajm të madh këto ditë, nga kampi i mazhorancës. Kam inkurajuar SPAK-un, do kohë të bëhet një dosje, edhe BKH që ka filluar punën për shumë politikanë, në 2022 dhe vitin 2023 përfundimisht, do marri fund pandëshkueshmëria e politikanëve në Shqipëri. Gjatë 30 viteve, nga i pari te i fundit, nga Nano, qeveria e parë, Ylli Bufi, apo Edi Rama, nëse këta kanë futur duart në fondet publike, do duhet të dalin para drejtësisë.”-tha Sula për Report Tv.

You may also like