Deputeti demokrat hedh akuza të rënda: Basha përmes kunatit të tij është i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit

by admin
Spread the love

Deputeti Luan Baçi ka lëshuar akuza ndaj Lulzim Bashës duke thënë se përmes kunatit është i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit.

I ftuar në Euronews Albania, Baçi theksoi se kunati i Bashës ka qenë menaxher në firmat që fshihen pas Portit të Durrësit ndërsa shtoi se kanë ndryshuar dhe emrat.

“Kanë dalë fakte që Basha është i përfshirë në Portin e Durrësit. Faktet janë se kunati i tij ka qenë menaxher në atë ndërmarrje në atë firmë, vazhdon të jetë, ndryshojnë emrat e firmave. Është një aferë korruptive e mirëorganizuar mes Ramës dhe kësaj opozite të blerë. Basha është i përfshirë përmes kunatit dhe shumë individëve të tjerë që kanë marrëdhëniet e tyre të biznesit”– tha Baçi.

Ai foli dhe për debatet në Kuvendin që u zhvillua ditën e sotme duke thënë se është Lindita Nikolla së bashku me Enkelejd Alibeajn që vendosin se kush do të flasë në Parlament.

“Berishës nuk iu dha sot fjala, e kishte me të drejtë replikën. Nikolla nuk ia jep fjalën Berishës as për procedurë, kufizon kohën. Është Nikolla dhe Alibeaj, të cilët vendosin se kush do të flasë në Kuvend. Deputetët e PD i kanë lënë në fund, që t’u vijë radha në fund nga mesi i natës”– tha ai.

You may also like