Deputetët sllovenë: Zgjerimi i BE-së është proces afatgjatë, por i rëndësishëm

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Deputetët sllovenë, Franc Bogoviç, Tanja Fajon dhe Klemen Groshel theksuan se zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor është proces afatgjatë, por shumë i rëndësishëm për të dyja palët.

Në debatin onllajn, organizuar nga Zyra e Parlamentit evropian për lidhje, ata vlerësuan se samiti i kësaj jave BE-Ballkan Perëndimor paraqet mundësi për t’u konfirmuar përkushtimi ndaj zgjerimit.
Ata u dakorduan se BE-ja është e obliguar t’u ofrojë ndryshime pozitive qytetarëve nga Ballkani perëndimor, që duhet t’i ndjejnë që para se të hyjnë në BE”, deklaroi STA.

Ata paralajmëruan se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është proces shumë i gjatë dhe se njerëzit në atë proces nuk guxojnë ta humbin dëshirën për t’i bashkangjitur Unionit.

Sipas tyre, BE-ja duhet ta përmirësojë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët nga Ballkani Perëndimor, ndërkaq përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE, kur do t’i përmbushë kriteret për inkuadrim, është në interes të mbarë rajonit.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like