Deputetët nesër i kthehen punës, caktohen seanca të dy komisioneve kuvendore

by admin
Spread the love

Pas festave të Vitit të ri dhe Krishtlindjes që nesër deputetët vazhdojnë me punë. Nesër duhet të mbahet koordinimi i rregullt i kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve të deputetëve nga i cili duhet të dalin aktivitetet për këtë javë. Janë paralajmëruar edhe seanca të dy trupave kuvendorë.

Sipas asaj që është publikuar në ueb faqen e Kuvendit, është caktuar seancë e Këshillit nacional për eurointegrimet dhe seancë e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, ndërsa të martën, më 10 janar, pritet të mbahet seanca e parë plenare për këtë vit.

Anëtarët e Këshillit nacional për eurointegrime do ta dëgjojnë Programin dhe prioritetet e Presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2023.

Seanca e Komisionit për mbrojtje dhe siguri është me një pikë në rendin e ditës: Propozim – vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë (maj 2023 deri në nëntor 2023).

Seanca e parë kuvendore për sivjet është planifikuar për më 10 janar. Në rendin e propozuar të ditës së seancës së 99-të janë vënë 15 pika, kryesisht ligje në lexim të parë dhe të dytë.

Vitin e kaluar 2022, Kuvendi i mbajti 39 seanca të reja ndërsa së bashku me vazhdimet e 50 seancave paraprake janë mbajtur tetë seanca për pyetjet e deputetëve, ka pasur katër fjalime dhe mysafirë të huaj dhe një të presidentit të shtetit. Në këto 39 seanca kanë qenë 290 pika të miratuara të rendit të ditës, prej të cilave 190 janë shqyrtuar ndërsa 100 nuk janë shqyrtuar.

You may also like