Deputetë e opozitës thonë se Kurti e ministrat kanë dështuar, kërkojnë llogari e transparencë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputet e opozitës po vlerësojnë se Qeveria ka dështuar në të gjitha
dikasteret, duke e konsideruar shumë pasive e jo transparente me qytetarët e
Kuvendin.  

Deputeti i Partisë Demokartike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa në një
intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosovën po e pret një dimër mjaft i
vështirë me ngritje të çmimeve reduktime të mëdha të rrymës.

Nëse flitet për punën e ministrave, Beqa tha se shumica e ministrave kanë
dështuar, duke shtuar se më pak se 10% të buxhetit të ministrive është
realizuar.

“Realisht vetëm nëse shohim problemin me energjinë, çmimet e rrymës.
Ne nuk kemi arritur të kemi parakontratë që të furnizojmë Kosovën me energji tash
kur po hyjmë në dimër e shoh një vit të vështirë për qytetarë sepse megavati ka
shkuar deri 1 000 euro kurse mundësitë buxhetore janë të vogla dhe do të kemi
reduktime të mëdha. Për shkak të ftohtit edhe nëse hapen shkollat ekziston
mundësia pas dy muajve të mbyllen prapë”.

“Nëse flasim për punën e ministrave mund të pyesim sa përqind është
realizuar buxheti i Kosovës dhe shpenzuar. Ne kemi më pak se 10% të realizimit
të buxhetit nga ministrat. Kemi dështim total të shumicës së ministrave. Kemi
skandale të njëpasnjëshme në diplomaci nuk kemi asnjë njohje të re. Nuk kemi
transparencë në dialog. Qeveria është shumë pasive dhe mendoj që duhet të jetë
më transparente edhe për qytetarë dhe Kuvendin”, tha Beqa.

Deputetja e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj përmendi
mospunët e dikastereve të caktuara, ku sipas saj, kryeministri Albin Kurti po
merret edhe me menaxhimin e sektorit të shëndetësisë, ani pse ka një ministër.

“Ne kemi dështime të njëpasnjëshme të dikastereve të caktuar dhe tash
paramendoni z.Kurti detyrohet të bëhet kryetari i një komisioni ekzekutiv për
menaxhimin e shëndetësisë. Z.Kurti ka aq tepër punë dhe detyra sa nuk e di si
do t’i lejohet dhe do të ketë kohë të merret edhe menaxhimin e shëndetësisë
përderisa shëndetësia ka një ministër dhe atëherë z.Kurti e ka vetëshpallur
vetën edhe si ministër i shëndetësisë pos detyrës së kryeministrit që po e
bënë. Unë nuk e di si do të ketë sukses pasi që në QKUK ka vendosur një mjeke e
cila nuk ka përvojë menaxheriale, ndërsa në konkurse që bëhen minimumi që të
jetë në krye të një dikasteri kërkohen minimum 4 vite menaxheriale në sektorin
e shëndetësisë, ndërkaq si mundet me u rregulluar shëndetësia me një person i
cili nuk ka as një ditë përvojë menaxheriale, prej një mjeku bëhet menjëherë
menaxher”.

“Të mos flasim edhe për dështimet që ka bërë në dikasteret e tjerë. Ne nuk
e shohim qe ka pasur mundësi me bë punë të mira dhe të mëdha. Meqenëse ka
shumicën e numrave në Kuvend nuk kemi pa që ka bërë ndonjë punë të mirë të
kësaj Qeverie. Me marrjen e një mandati qeverisës gjithmonë i lihet hapësirë
një Qeverie tre muaj qeverisje në mënyrë që t’i riparon ose të akomodohet në
poste ministrore derisa të mësohet me menaxhim dhe nuk lejohet që të
kritikohen”.

Sipas saj, qytetarët kanë pritur menaxhim të mirë ndërsa nuk ka asgjë konkrete
në këtë drejtim, duke shtuar se nuk mund të gjendet as edhe një sukses i kësja
Qeverie, raporton EO.

“Gjithmonë ne si deputet në tremujorin e parë të secilës Qeverisje nuk e
praktikojmë as ministrat me i ngulfat me pyetje parlamentare ose ka tema të
cilat ballafaqohen , është e pakuptueshme, kur kalon tre mujori nuk lejohet me
u thirr më në dështimet e Qeverive të kaluara, megjithatë nuk krahasohen viti
2023 me vitin 1999 kur Kosova ka qenë e shkatërruat dhe tash çdo vit kemi
infrastrukture të mirë, i kanë marrë institucionet e gatshme dhe kanë pas
mundësinë me performuar mirë”.

“Qytetarët kanë pritur prej menaxhimit të mirë të dikastereve ndërsa nuk ka. Nuk munden pas 1 viti e gjysmë qeverisje me u thirr në dështimet e qeverive të kaluara. Tash duhesh me raportuar në baza tre mujore, gjashtë mujore, një vjeçare për sukseset e kësaj Qeverie që në fakt nuk mundemi me thënë që kemi ndonjë sukses”, tha Kadriaj.

You may also like