Deportimi i fëmijëve ukrainas, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve lëshon urdhër-arrest për presidentin Putin

by admin
Spread the love
Putin

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka firmosur një mandat arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova-n.

Mandati i arrestit për liderin rus dhe zyrtaren Lvova-Belova është firmosur pasi dyshohet se janë përgjegjës për skemën e deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi.

Në një deklaratë, gjykata njofton se dyshohet se presidenti rus është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga zonat pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse dhe ky konsiderohet krim lufte.

Kurse, Maria Lvova-Belova është Komisionerja për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë të ngjashme.

Në njoftimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale bëhet e ditur se dhomat e procedurës paraprake kanë zbuluar se ka “baza të arsyeshme për të besuar se çdo i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në paragjykim e fëmijëve ukrainas.”

Artikulli paraprakBerisha zbërthen formulën e koalicionit: Alibeaj e Basha, pengje në krim

You may also like