Depay “kërcënon” Van Persien, sulmuesi synon fronin e golashënuesit më të mirë

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Holandës ka pritur më shumë nga një lojtar si Memphis Depay dhe futbollisti reagoi dhe dha një përgjigje mjaft mirë në përballjen kundër SHBA-ve. Sulmuesi i Barcelonës ishte lideri i skuadrës duke qenë kërcënues vazhdimisht dhe madje duke shënuar golin e parë. Me këtë rrjetë të tundur ai ka shkuar në kuotën e 43 golave me ‘tulipanët’ dhe është i dyti në histori duke kaluar Huntelaar.

Tani është vetëm 7 gola larg për tu bërë golashënuesi  më i mirë në historinë e tulipanëve. Kështu që në moshën 28-vjecare, duket se ai nuk do ta ketë aspak të vështirë të mposhtë Van Perise i cili ka 7 gola më shumë se Memphis Depay.

Ai është një futbollist kyç për Louis van Gaal. Që kur trajneri mori detyrën në gusht të 2021, Memphis ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje. Përveç kësaj ai ka dhënë edhe 5 asiste për shokët e skuadrës. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like