Departamenti Amerikan i Shtetit: Njohja reciproke, në qendër të dialogut Kosovë – Serbi

by admin
Spread the love

Edhe një herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur qëndrimin se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

Të martën në mbrëmje, sipas kohës sonë lokale, dy krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, u pritën në Departamentin e Shtetit nga Sekretari Antony Blinken.

Sipas njoftimit të DASH-it për takimin, Blinkeni aty ka theksuar partneritetin e fuqishëm SHBA-Kosovë dhe i ka falënderuar liderët e Kosovës për përkrahjen e fortë për Ukrainën dhe pritjen e refugjatëve afganë.

“Ata diskutuan për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, në rrugën përpara drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një shkrim në Twitter e ka bërë edhe Blinkeni. Ai ka thënë se SHBA-ja e mbështet integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, ka shkruar Blinkeni.

Ndërkaq krerët e Kosovës e kanë quajtur të shkëlqyeshëm, të përzemërt e fort të dobishëm, takimin që kanë pasur të martën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Departamentin e Shtetit.

Lexo lajme interesante

You may also like