Denver kryeson Perëndimin me 34 fitore e 14 humbje – Shqip

by admin
Spread the love

Në shtatë takimet e sotme të kampioantit amerikan të basketbollit ekipet vendase shënuan katër fitore ndërsa mysafirë tre.

Denver rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit në sekondat e fundit ndaj Nju Orleans me rezultatin 99-98. Jokiq realizoi sërish një “triple double”, me 25 pikë 11 kërcime e 10 asist, mbështetur edhe nga Murray, I cili gjithashtu realizoi 25 pikë.

Derbi i Los Anxhelosit fitohet nga Clippers, që mundën Lakersin me rezultatin 133-115. Më efikas ishin Paul George me 27 pikë e Kawhi Leonard me 25 te Clippers, ndërsa LeBron James me 46 pikë 8 kërcime e 7 asist ishte më efikas te skuadra vendase

Fitore të rëndësishme dhe me vlerë shënoi Miami në përballjen me Boston, për të cilën ekip ishte humbaj e dytë radhazi. Miami fitoi me rezultatin 98-95. Më efikas ishte Adebayo me 30 pikë e 15 kërcime, ndërsa te ekipi Boston u dallua Tatum I cili realizoi 31 pikë e 14 kërcime.

Në ndeshjet e tjera, Washington mundi Dallasin 127-126 . Kuzma me 30 pikë ishte më efikas te vendasit , ndërsa Donçiq me 41 pikë ishte më efikas te Dallas. Phoenix, mundi Charlotten128-97 , Johnson ishte më efikas me 24 pikë, ndërsa Indiana mundi Çikagon 116-110. Realizator më mire ishin Turner e Mathurin me nga 26 pikë.

Rezultatet e sotme

Indiana – Chicago, 116-110

Miami – Boston, 98-95

Nju York – Cleveland, 105-103

Nju Orleans – Denver, 98-99

Dallas – Washington, 126-127

Phoenix – Charlotte, 128-97

Lakers – Clippers, 115-133

Përgatiti: Shaban Sinani /Shqip/

You may also like