Dënohet me burg një person në Bullgari, përdori gjuhë të urrejtjes për aksidentin tragjik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Një 34 vjeçar nga rrethina e Sofjes, është dënuar me burg për shkak përdorimit të gjuhës së urrejtjes me rastin e tragjedisë së autobusit në Bullgari.
“Më datë 23.11.2021 rreth orës 11.00 në zyrën në Sofje, i denoncuari S.B. kishte përhapur urrejtje në një grup në një rrjet social. Tekstit të njoftimit, i akuzuari i ka shtuar një fotografi të autobusit të djegur nga aksidenti tragjik në autostradën Struma”, kanë bërë të ditur nga Prokuroria.
Nga atje theksojnë se për rastin për lëndën ka iniciuar procedurë para hetimore për vepër penale nga neni 162, paragrafi 1 i Kodit Penal.
S.B nuk ka qenë i dënuar. I pandehuri e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e rrethinës në Sofje, atij i është shqiptuar masa e “privimit të lirisë” në kohëzgjatje prej 4 muajsh, ndërsa dënimi me burg i është shtyrë për 3 vjet.
Marrëveshja ka fuqinë e një dënimi efektiv dhe nuk është lëndë ankimimi, njoftoi Prokuroria.


You may also like