Dënohet me 3.000 denarë gruaja me invaliditet vetëm se nuk është nga Shkupi (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

“U NDJEVA E DISKRIMINUAR DHE E DËSHPËRUAR, DREJTORI MË KËRKOI FALJE”

Në këtë vend dje Biljana Gavrillova Stankova nga Velesi u parkua dhe dërgoi mesazh për tu parkuar. Por pas dy ore kur ishte kthyer, kishte parë se është dënuar, njofton KlanM.

Edhe pse me invaliditet ajo nuk ka të drejtë të parkohet në vendparkig të dedikuar për persona me invaliditet vetëm se është nga qyteti i Velesit e vetura e saj nuk është me targa të Shkupit.

“Para se gjithash u ndjeva e diskriminuar. Si mundet që nje njeri me invaliditet nga një qytet jetër të jetë i trajtuar ndryshe? Unë kur dal nga Velesi invaliditetin nuk e lë në Veles. Unë jam kjo që jam gjithkund” – tha Biljana Gavrillova Stankova.

Drejtori i Parkingjeve të Qytetit të Shkupit, Kërste Petrevski nuk iu përgjigj thirrjeve të Klan Maqedoni për të dhënë shpjegim se përse u bëhet diskriminim personave me invaliditet që vijë të parkojnë nga qytetet tjera.

“Drejtori i parkingjeve mu lajmërua dhe më kërkoi falje. U morrëm vesh se do të realizojmë takim. dhe premroi se do të ndryshojë rregulloren e Qytetit të Shkupit e cila është votuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit” – tha Biljana Gavrillova Stankova.

Edhe pse drejtori Petrevski ka kërkuar falje Biljanës, siç njofton KlanM, personat me invaliditet ballafaqohen çdo ditë me diskriminime të tilla. Pritet që të ndryshojë rregullorja e Parkingjeve të Qytetit të Shkupit e cila është votuar nga këshilltarët. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

You may also like