Dënohen mbi 100 shoferë në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles

by admin
Spread the love

Policia gjatë ditës së djeshme ka zbatuar kontroll të përforcuar në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles për sanksionim të makinave të cilat tejkalojnë shpetësinë e lejuar. Nga MPB njoftojnë se gjithsej janë sanksionuar 128 automjete.
“23 automjete kanë lëvizur me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa katër automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Lexo lajme interesante

You may also like