Dëmtimi në tendinën e Akilit, kur rikthehet Zlatan Ibrahimovic

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zlatan Ibrahimovic nuk është bashkuar as sot me ekipin. Milani është rikthyer të stërvitet dhe sulmuesi vijon të punojë i diferencuar, në palestër.

Sulmuesi suedez nuk do të jetë as në ndeshjen kundër skuadrës së Salernitana dhe me gjasa nuk do të marrë minuta as ndaj Udineses.

Ibra i ka të qarta idetë e tij dhe po mendon të rikthehet për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, derbin kundër Interi më 1 mars.

Tendina e Akilit po e mundon për të dytin sezon sulmuesin. Vjet ai qëndroi një muaj jashtë dhe deri më tani ka humbur tre ndeshje radhazi, ndaj Interit, Lazios dhe Sampdorias. / oversport.tv

You may also like