Dëmtimi i Araujos i kushton shtrenjtë FIFA-s, Barça do marrë mbi 20 mijë euro në ditë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo është dëmtuar në miqësoren që Uruguai ka zhvilluar kundër Iranit.

Sipas “AS”, ka një lajm të mirë për klubin spanjoll në këtë mes, sepse FIFA detyrohet që të paguajë një maksimum prej 20.458 eurosh në ditë për një lojtar që dëmtohet me skuadrën kombëtare dhe mungesa e tij në fushë zgjat më shumë se 28 ditë (si në këtë rast), sipas programit për mbrojtjen e lojtarëve që u miratua në dhjetor të vitit 2018.

Shifra që paguhet nga FIFA llogaritet duke u bazuar në pagën fikse të lojtarit, pa bonuse, dhe në këtë rast dëmshpërblimi mund të shkojë deri në 7.5 milionë euro.

Maksimumi që një klub mund të marrë si dëmshpërblim nga ky program është 80 milionë euro në vit (365 ditë shumëzim për 20.458 euro). / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like