Dëmtime serioze nga gjuajtja e topit me kokë/ Futbolli skocez e ndalon atë një ditë para dhe pas ndeshjeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Futbollistët në Skoci do të ndalohen të gjuajnë topin me kokë në stërvitje një ditë para dhe një ditë pas ndeshjes.

Këto udhëzime vijnë pas hulumtimit të Universitetit të Glasgow që tregoi se ish-futbollistët kishin tre herë e gjysmë më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet e trurit, ndërsa ekspertët besojnë se mund të ketë një lidhje me goditjet e përsëritura me kokë të topit.

Shoqata Skoceze e Futbollit ka tashmë udhëzime që kufizojnë futbollin e të rinjve, me ndalimin e goditjeve me kokë në stërvitje për grupmoshat nën 12 vjeç.

“Ndërsa kërkimi vazhdon të zhvillohet, ajo që ne tashmë dimë për gjuajtjen me kokë dhe efektet e saj në tru tregon se ka dëmtim të kujtesës që zgjat 24-48 orë pas disa gjuajtjeve me kokë dhe se proteinat e lidhura me trurin mund të zbulohen në mostrat e gjakut,për një kohë të shkurtër pas goditjes”, tha Dr John MacLean i cili ishte i përfshirë në një studim të vitit 2019.

“Ndryshime në skanimin e trurit janë raportuar gjithashtu te futbollistët që mund të lidhen me kokën.” Shtoi ai.

Hapat e ndërmarra vitet e fundit për të reduktuar përfshirjen e gjuajtjes së topit me kokë në lojë pasqyrojnë shqetësimin në rritje për shkencën që e lidh at me dëmtimin afatgjatë të trurit.


Top Channel

You may also like