Demonstratatë para ambasadës franceze në Athinë kundër reformës së pensioneve të Macron (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa qindra njerëz demonstruan sonte para ambasadës franceze në Athinë kundër reformës së pensioneve të propozuar nga Emanuel Macron.

Qytetarë grekë dhe francezë rezidentë atje, brohorisnin me mesazhe solidariteti ndaj protestuesve në Francë, ku vijon vala e kontestimit të ashpër ndaj masave të qeverisë për rritjen arbitrare të mohës së pensuioenve.

Ndërkohë demonstratat ishin sot sërish të dhunshme në kryeqytetin Paris dhe disa qytete te vendit, teksa asnjëra palë nuk duket se trembet apo tërhiqet nga kërkesat e saj.

Numrat e pjesëmarrësve sot në Paris dhe në qytete të tjera dukeshin në rritje, sipas rrjetit vendas AFP, pas një mohomi televiziv të Macron për t’u tërhequr nga reforma e kontestuar.

Në rrugët kryesore të Parisit kishte sot përleshje mes protestuesve dhe policisë, teksa disa të plagosur kishte mes turmave që përplaseshin me oficerët.

Zjarre ishin ndezur në qendrat e protestës me mbeturinat e pambledhura, kosha e objekte publike, duke sjellë ndërhyrje të zjarrfikësve, sipas korrespondentëve të AFP.

Rreth 800,000 njerëz kanë marshuar sot në kryeqytetin francez, sipas sindikatës punëtore CGT, që është dhe numri më i madh ditor i pjesëmarrësve që prej nisjes së lëvizjes.

Shumë nga demonstruesit e rinj të veshur me të zeza thyen vitrinat e dyqaneve të korporatave të mëdha, të kafeneve të njohura apo pikave të ushqimit të shpejtë ne France.