Demokrati i habit të gjithë në foltoren e Berishës: Do i them Bashës qofsh i Xhenetit

by admin
Spread the love

Në kuadër të “turit” të Foltores që po zhvillon në qytetet e vendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në një takim me demokratët në Burrel. Berisha, pasi ka mbaruar me deklaratat e tij “thumbuese” dhe të forta kundër Ramës dhe Bashës, fjalën e kanë marrë qytetarët. Një prej qytetarëve, duke folur përpara të pranishmëve, i ka habitur të gjithë. Ai deklaroi se Basha ka kryer vetëvrasje!

“Kujdes me hallvën që gatuan Basha më 18, se do ta gatuajë me kripë, jo me sheqer. Lulzim Bashës do i themi, kur e vret veten vetë politikisht, në Mat nuk ta merr gjakun kush. Do pastrojmë fillimisht shtëpinë tonë. Do i them Bashës qofsh i Xhenetit. Na ka ikur rinia, duke dhënë 20 mijë euro, që djali të na ikë nga shtëpia. Shpresojmë që të na kthehen ata pëllumba. Zonja ambasadorja, je përfaqësuese e tempullit të lirisë, por nuk je në pozicionin e duhur”, ka deklaruar ai.

You may also like