Demokrati “braktis” Berishën, zbulon se çfarë mund të ndodhë nëse ish-kryeministri merr PD-në

by admin
Spread the love

Roland Bejko nuk do të jetë ndër demokratët që do ta presin Berishën të mërkurën në takimin e tij me bazën në Gjirokastër.

Bejko tha se e konsideron lëvizjen e Berishës si të motivuar vetëm nga interesat personale dhe që po dëmton partinë.

Bejko bëri edhe një parashikim për partinë në rast të largimit të Bashës nga drejtimi i saj.

“Edhe sikur ta marrë Berisha partinë dhe të vendosë dikë tjetër, me statusin non grata dhe me Amerikën kundër, kurrë nuk vijmë në pushtet”, tha ai për MCN Tv.

The post Demokrati “braktis” Berishën, zbulon se çfarë mund të ndodhë nëse ish-kryeministri merr PD-në appeared first on Lajme.al.

You may also like