Demokratët ruajnë kontrollin e Senatit – Shqip

by admin
Spread the love

Me fitoren e kandidates demokrate Catherine Cortez Masto në shtetin federal të Nevadës, Senati do të mbetet nën kontrollin e demokratëve edhe për dy vitet e ardhshme.

Catherine Cortez Masto, senatorja aktuale nga shteti i Nevadës, do të qëndrojë në atë detyrë edhe për gjashtë vitet e ardhshme, njoftuan mediat amerikane, duke e shënuar atë si fituese ndaj kundërshtarit të Partisë Republikane, Adam Laxalt.

Edhe pse Laxalt ishte kryesisht në krye që nga nata e zgjedhjeve, faktori vendimtar ishte numërimi i votave të marra me postë, gjë që favorizoi demokratët, raporton Zëri i Amerikës (VoA).

Ky rezultat nga Nevada, së bashku me fitoren e Mark Kelly në Arizona, i lejoi demokratët të arrinin 50 vende senatoriale.

Kamala Harris ka një zë vendimtar

Republikanët aktualisht kanë 49 senatorë.

Mbetet që zgjedhjet e Senatit në Xhorxhia të përsëriten më 6 dhjetor, rezultati i të cilave nuk do të ndikojë se kush e kontrollon Senatin, sepse republikanët duhet të kenë 51 vende, gjë që tani është e pamundur.

Edhe nëse republikani Herschel Walker mund senatorin aktual Raphael Warnock, balanca e pushtetit në Senat do të jetë 50-50, por demokratët do të kishin veton në rastet e votave pa fitues.

Kur vendimi merret me shumicë të thjeshtë: vota përcaktuese është nënkryetarja e SHBA-së Kamala Harris, e cila është deputete e Partisë Demokratike.

Biden i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte “tepër i kënaqur” me rezultatin e zgjedhjeve në SHBA pasi demokratët morën kontrollin e Senatit, një fitore e madhe për presidentin, i cili përballet me dy vite të tjera në detyrë.

Duke folur për gazetarët në Kamboxhia, në prag të samitit në Azinë Lindore, ai tha se rezultati i zgjedhjeve ishte një reflektim i cilësisë së kandidatëve që parashtroi partia e tij, raporton Reuters.

“Tani jemi të fokusuar në Xhorxhia. Jemi të kënaqur”, u tha Biden gazetarëve.

“Dhe nuk jam i befasuar nga rezultati. Jam tepër i kënaqur. Dhe mendoj se kjo është një reflektim i cilësisë së kandidatëve tanë”, shtoi presidenti amerikan. /tesheshi.com/

You may also like