Demokratët apo republikanët? Amerikanët vendosin për balancën e pushtetit në Kongres 

by admin
Spread the love

Amerikanët po vendosin këto orë se si do të jetë balanca e pushtetit në Kongresin Amerikan.

Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit të martën, për të vendosur nëse demokratët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke mbështetur politikat e presidentit Biden, apo pushteti do të zhvendoset tek republikanët.

Deri më tani procesi është përshkruar si i qetë me vetëm disa probleme me makineritë e renditjes së votave. Ndërkohë që atmosfera paraprake tregon se demokratët po presin një natë të keqe.

Por nata nuk do të jetë e tillë për ish presidentin Donald Trump, i cili beson se fati kësaj herë do të jetë me republikanët.

“Kjo do të jetë një natë e madhe për ne”, u tha ai gazetarëve pasi votoi.

Ndërkohë që presidenti Biden ka paralajmëruar se një fitore e republikanëve mund të dobësojë demokracinë.

Në Kongres, një Dhomë e kontrolluar nga republikanët do të jetë në gjendje të bllokojë projektligjet që adresojnë prioritetet demokratike si të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike.

Republikanët gjithashtu mund të iniciojnë një nismë mbi kufirin e borxhit të vendit , i cili mund të tronditë tregjet financiare dhe të nisë hetime ndaj administratës dhe familjes së Biden.

Republikanët do të kenë fuqinë gjithashtu të bllokojnë ndihmën për Ukrainën nëse rifitojnë kontrollin e Kongresit.

Një Senat Republikan po ashtu  do të kishte ndikim mbi nominimet gjyqësore të Biden, duke përfshirë çdo vend të lirë të Gjykatës së Lartë, duke intensifikuar vëmendjen në gjykatën gjithnjë e më konservatore.

Zgjedhjet vijnë në një moment të paqëndrueshëm për Amerikën, e cila doli këtë vit nga pandemia e rëndë e COVID-19 dhe tani po përballet me sfida të forta ekonomike.


Top Channel

You may also like