DEMOGRAFI- Destatis: Popullsia gjermane i kalon 84 milionë banorët

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Numri i njerëzve që jetojnë në Gjermani i ka kaluar 84 milionë për herë të parë në historinë e vendit, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).

Në gjysmën e parë të vitit 2022, numri u rrit me 843 000, ose 1%, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Wiesbaden. Në të gjithë vitin 2021, popullsia u rrit vetëm me 82 000, ose 0.1%.

“Faktori vendimtar për zhvillimin aktual është fluksi i refugjatëve nga Ukraina pas luftës së agresionit rus”, shpjeguan organet statistikore.

Sipas të dhënave, në gjysmën e parë të vitit ka pasur një emigracion neto prej rreth 750 mijë ukrainas drejt Gjermanisë. Në total, emigracioni neto ishte rreth 1 milion njerëz. Kjo ishte shtatë herë më e lartë se në gjysmën e parë të 2021.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakTabaku diskuton me ambasadoren Kim prioritetet e procesit të integrimit

You may also like