Demiri: Fëmijët e pavaksinuar nuk duhet të kthehen në çerdhe, 34 raste të kollës së mirë deri tani

by admin
Spread the love

Qendra e Shëndetit Publik në Shkup ka shpallur epidemi dhe për momentin në nivel të shtetit ka 34 raste të regjistruara nga sëmundja e pertusisit (kollës së mirë). Shfrytëzoj mundësinë që të drejtohem tek të gjithë qytetarët, veçanërisht tek prindërit që kanë fëmijë të vegjël, arritja më e madhe në sistemin shëndetësor është vaksinimi. Prandaj lus që të gjithë t’i qasen vaksinimit të fëmijëve të tyre, theksoi sot ministri i ri i Shëndetësisë, Ilir Demiri i pyetur për qëndrimin e tij për gjendjen me pertusisin.

Sipa Demirit, nuk është dashur që të kthehen në çerdhe fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar.

“Së pari duhet të vaksinohen, pastaj të kthehen. Mendoj se kjo ishte një nga kriteret dhe porosia nga Komisioni për sëmundje infektive. Të gjithë fëmijët që janë vaksinuar duhet të shkojnë në çerdhe. Ata që nuk janë vaksinuar, duhet t’i pyesni prindërit e tyre si do ta organizojnë mbrojtjen e fëmijëve të tyre”, u përgjigj Demiri në pyetjen e gazetarëve.

Ai ka pasur fjalim në Akademinë solemne me rastin e hapjes së Qendrës për transplantimin e qelizave hematopoetike në Klinikën universitare të hematologjisë, pas së cilës iu përgjigj pyetjes së gazetarëve.

MARKETING



You may also like