Dembo Darbo rikthehet te Shkupi!?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një nga sulmuesit më të mirë të huaj që ka luajtur në Kampionatin e Maqedonisë në dekadën e fundit, përfaqësuesi i Gambisë, Dembo Darbo, mund të rikthehet në radhët e Shkupit!

25-vjeçari Darbo ka luajtur në sezonin 2020/21 në fanellën e Shkupit, duke spikatur si një nga lojtarët më meritorë për titullin kampion. Impresionues ishte efikasiteti i tij në pjesën vjeshtore të kampionatit kur shënoi 16 gola nga 18 ndeshje.

Menjëherë pas kësaj ai kaloi te skuadra bjelloruse, Shakhtar Soligorsk, prej nga në gusht të vitit 2022 kaloi në radhët e Al Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, për shkak të konkurrencës në Al Nasr, ai luajti si lojtar i huazuar në Astanën e Kazakistanit gjysmësezonin e kaluar.

Tashmë, skuadra nga Çairi e duan që Dembo Darbo të jetë i huazuar nga Al Nasr te Shkupi deri në fund të sezonit, gjë që do ta përforconte seriozisht konkurrencën në sulm.

You may also like