Delegohen gjyqtarët për xhiron e 12-të në Superligë, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet interesante të xhiros së 12-të.

Pa dyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në kryeqytet ku do përballen Prishtina dhe Drenica.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë javë.

Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Drenicës, ‘bilbili’ kryesor i është besuar Gramos Shala me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Ilir Mehmeti, kurse në VAR do jetë Dardan Caka.

Në ndeshjen tjetër interesante mes Dukagjinit dhe Gjilanit, drejtësinë do ta ndajë Alban Shala me asistentët Edmond Zeqiri, Besnik Morina, Bardh Ajeti, kurse në VAR do jetë Burim Jahmurataj.

Më poshtë janë delegimet e plota:

You may also like