Delegacioni i Bordit të Arsimit nga Vjena e vizitoi Universitetin e Tetovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dekani i Fakultetit Pedagogjik i Universitetit të Tetovës. Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, më 6 mars 2023 e priti
në takim pune delegacionin e Bordit të Arsimit të Vjenës, në përbërje: Elisabeth Fuchs, Barbara Urban, Dr.
Wilfried Swoboda dhe Dr. Rolf Laven.

Bordi i Arsimit i Vjenës është një autoritet publik dhe institucioni zyrtar përgjegjës për të gjithë arsimin fillor
dhe të mesëm dhe shkollimin në Provincën Federale të Vjenës, Austri.

Kjo vizitë i shqyrtoi mundësitë për bashkëpunim të mundshëm dhe aktivitete të përbashkëta ndërmjet
Fakultetit Pedagogjik si dhe profesionistëve të arsimit nga Austria dhe Maqedonia e Veriut.

Vizita në Maqedoninë e Veriut pasoi takimin fillestar në Vjenë, (në shtator 2022), gjatë Shkëmbimit

Akademik për profesorët dhe dekanët e Fakulteteve Pedagogjike, që punojnë drejtpërdrejt me programin
LOJA dhe K. Wustrow CPS, në temën e Paqes dhe edukimit multikulturor, në mesin e të cilëve ishte i
pranishëm edhe dekani i Fakultetit Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi.

Në këtë proces, Qendra LOJA sjell përvojën e saj në krijimin e mekanizmave dhe moduleve rajonale për
transformimin e narrativëve lokalë dhe rajonalë në kornizën evropiane.

Kjo vizitë shkëmbimi zhvillohet në kuadër të projektit “Civil Peace Service Program” i zbatuar nga Qendra
LOJA dhe KURVE Wustrow, e mbështetur me fonde nga BMZ.

You may also like