Del Piero i bindur: Juventusi ndryshon totalisht me Vlahovic e Zakaria

by admin
Spread the love

Juventusi bleu në janar Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria, të cilët sipas Alessandro Del Piero do e ndryshojnë skuadrën bardhezi të Max Allegri. Legjenda e klubit nga Torino ka folur për “Sky Sport Italia”.

“Kemi parë shumë herë gjatë viteve të fundit që Juventusi dominonte ndeshjet dhe ndëshkohej në kundërsulm, por tani ndodh e kundërta. Ata janë fshehur shpesh pas mbrojtjes së tyre të fortë.

Dy lojtarët e afruar, veçanërisht Vlahovic, do ta ndryshojnë sjelljen e Juventusit.  Dusan ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është shumë i mirë fizikisht në mbrojtjen e topit.

Nëse ai vazhdon formën që kishte te Fiorentina, ai mund të realizojë gola në forma të ndryshme. Këto ndryshime mund ta transformojnë Juventusin, të sjellin entuziazëm dhe t’i japin një tjetër forcë të brendshme”, tha Del Piero. / oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like