Del Piero: Asnjë takim sekret me Juven, fantastik kthimi në stadium

by admin
Spread the love

“Maurizio Arrivabene e sqaroi arsyen e vizitës sime, nuk kishte asgjë tjetër. Më kanë habitur këto zëra, nuk ka asgjë të vërtetë. Asnjë takim sekret. Përshëndeta Andrea, Pavel, shumë ish-shokë dhe isha shumë i lumtur që e bëra”, ka thënë Alessandro Del Piero, duke shuar zërat e ditëve të fundit që e shohin në një post drejtues në klubin bardhezi.

“Ishte një moment fantastik, ishte momenti i 10 viteve dhe është e vështirë të shpjegohet. Kur mblidhen shumë emocione, nuk është e lehtë ta shpjegosh me fjalë.

Nuk ishte e parashikuar, nuk kishte asnjë përgatitje dhe ishte shumë bukur kështu. U krijua një lidhje e veçantë mes meje dhe botës së Juventusit”, ka thënë ish-kapiteni bardhezi për “Sky”.

“Aktualisht më duket e pavend që të komentoj një hipotezë që sot nuk ekziston. Marrëdhënia ime me këto ngjyra mbetet fantastike, pavarësisht se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Del Piero. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like