Del fotoja e ‘Grupit të Zjarrit’ të Bashës brenda PD, paralajmëron Floriana Garo: Kjo merr fund në 8 janar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e sotme është publikuar një foto e disa djemve të rinj brenda Selisë blu, të cilët janë të maskuar me shall dhe të cilët mendohen se veprojnë si ‘Grupi i Zjarrit’ të Lulzim Bashës.

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo shkruan se sot Selia e Partisë Demokratike qëndron e hapur për të tillë njerëz, ndërkohë demokratët e vërtetë janë lënë jashtë selia. Ajo paralajmëroi se kjo do të marrë fund në 8 janar.

Postimi i Floriana Garos:

“Ja per ke qendron e hapur Selia e PD! Nderkohe demokratet e sakrifices e deputetet e tyre qendrojne jashte…

Kjo merr fund ne 8 Janar!”, ka shkruar ajo.

FOTO:

You may also like