Deklaroi se ka fshirë këngët e tij dhe nuk do t’i rikthejë, reagon sërish Flori Mumajesi

by admin
Spread the love

Flori Mumajesi është një nga kantautorët më të mirë e më të suksesshëm në Shqipëri, i cili prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar, duke sjellë hite që konsiderohen tashmë si të pavdekshme e që janë rrënjosur thellë në mendjen e njerëzve. Mirëpo, së fundmi, deklarata e artistit të njohur ka trazuar rrjetin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai deklaroi se katër nga këngët e tij më të rëndësishme, ‘Me sy mbyllur’, ‘Thjesht të du’, ‘Me fjalë të vogla’ dhe ‘Plas’ janë fshirë nga Youtube dhe nuk mund të gjehen më, teksa i ka trishtuar të gjithë teksa theksoi se muzika e tij tashmë ‘ka vdekur’.

“Unë kam fshirë të gjitha këngët para tre muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra, më erdhën nja 10 mesazhe. Këngën “Me Fjalë të Vogla”, këngën “Plas”, këngën “Thjesht të Du”, ka tre javë që nuk janë në “YouTube” dhe s’do janë as në “Spotify”. Deri dje ishin, jo më kot e vura këngën mbrëmë, sepse këto kohë kam pasur atë aktivitetin që i zgjoja njerëzve memorien për të parë e për të vërtetuar a mungonte kënga “Me Fjalë të Vogla” për shembull që është pikë e dobët, “Plas”, “Thjesht të Dua.”

Një nga këngët që mbahet mend Flori “Me Sy Mbyllur”. Gjithë këto ditë lexoja mesazhet “na ke munguar”, çfarë ka munguar, cila këngë. Sa lexoja “i pavdekshëm”, “muzika jote e pavdekshme”, në fakt ka vdekur por se keni ngushëlluar” – shprehej Flori Mumajesi në videon e publikuar disa orë më parë në rrjete sociale, që në fakt ka sjellë edhe reagim të madh nga fansat e tij.

Ndërkaq, duket se reagimi i fansave të tij e ka bërë Florin të reflektojë, teksa përmes një tjetër video të publikuar në rrjete sociale ai shprehet se do të bëjë një rrëfim sonte në Instagram. ‘Kam pasur trafik mesazhesh, telefonatash, në Ëhatsapp, në Instagram.

Edhe gazetarët më kanë kërkuar prononcime, të bëj intervista. Të gjithë ju që më keni shkruar shumë, po shumë, meritoni një rrëfim. Meritoni një takim me mua, në mos live, në video, në audio. Sonte në Instagram, si thoni?’ – shprehet Flori Mumajesi në videon e publikuar në Instagram.

You may also like