Deklaratat e Xhambaskit nuk janë vlera të BE-së – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

GEER: DEKLARATAT E XHAMBASKIT NUK JANË VLERA TË BE-së

MICKOSKI I VLERËSON SI LUFTË TË FTOHTË RAPORTET ME BULLGARINË

Euroambasadori David Geer ka thënë se, deklaratat e fundit të eurodeputetit bullgar, Angel Xhamboski për pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në dhe ka rikujtuar se, edhe Parlamenti Evropian edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë janë distancuar nga këto deklarata. Në lidhje me komentin e bërë ndaj Pendarovskit që është interpretuar si këcënim, Geer tha se, është e papranueshme që një figurë politike të bëjë një deklaratë të këtillë.

“Sa i përket komenteve të bëra dje ndaj presidentit Pendarovski, të cilat mund të interpretohen si kërcënim, ambasadori Geer theksoi se kjo nuk përfaqëson absolutisht pozicionin e BE-së. Nuk reflekton vlerat mbi të cilat është themeluar BE. Është e papranueshme që një figurë publike të bëj një koment të tillë për këdo qoftë, aq më pak për një kryetar të një shteti sovran të zgjedhur në mënyrë demokratike” – thonë nga delegacioni i BE-së në Shkup.

Zhvillimet e fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kanë qenë temë diskutimi edhe në seancën parlamentare për pyetje deputetësh. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur para deputetëve në lidhje me paralajmërimin e Xhambaskit se do të vijë në Maqedoni më 4 shkurt për shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit, tha se kjo ngjarje është karakterizuar si ngjarje me rrezik të lartë, por MPB po ndërmerr masat e duhura.

“Në pajtueshmëri me raportet dhe analizat që i kanë shërbimet e sigurisë dhe të cilat i ka MBP, në ditën e shënimit dhe në ditët para asaj, MPB do të veprojë në pajtueshmëri me informatat dhe të dhënat që i ka nga burimet e tij dhe kuptohet nga shërbimet” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, kryetari i VMRO – DMPNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar zhvillimet e fundit mes dy shteteve, e ka vlerësuar situatën e krijuar si një lloj e luftës së ftohtë.

“Ajo që është shqetësuese është fakti se kjo qeveri edhe përkundër gjitha lëshimeve dhe përkundër gjithave që është kërkuar nga ajo, praktikisht ka bërë lëshime në gjithçka, në interes të ruajtjes së kolltuqeve të veta, shohim se pala tjetër hyn në një të ashtuquajtur konflikt të cilin do ta vendosja në nivel të luftës së ftohtë” – deklaroi Hristijan Mickoski.

Në lidhje me propozimin që Xhambaski të shpallet person non grata, Kovaçevski tha se, shteti mund të ndalojë hyrjen e ndonjë personi nga jashtë, nëse për të është nxjerrë paralajmërim për ndalesë për hyrje, nëse paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë nacionale, raportet ndërkombëtare të shtetit apo kërcënim të shëndetit publik. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

You may also like