Deklaratat e Ramës për Policinë e Shtetit, vjen reagimi i parë nga opozita: Kryeministri është përfituesi kryesor i angazhimit të tyre abuziv në fushata elektorale, ja çfarë objektivi kanë këto ndryshime

by admin
Spread the love

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama për Policinë e Shtetit dhe emërimet e reja ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Deputeti i PD, Ervin Salianji me anë të një postimi në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me këto deklarata.

Postimi i plotë:

“Edi Rama është arkitekti i shkatërrimit dhe inkriminimit të policisë së shtetit ashtu siç është dhe përfituesi kryesor i angazhimit të tyre abuziv në fushata elektorale për të grumbulluar vota në kurriz të shkallmimit të shtetit! Përdorimi i grupeve më të errëta të krimit të organizuar në këmbim të lehtësirave të mëvonshme e ka paralizuar policinë e shtetit në rastin më të mirë dhe shpesh ka krijuar perceptimin që s’ka kufij por bashkim mes shtetit dhe mafias!

Arsyet e ndryshimeve në polici janë në funksion të këtij objektivi, të goditjes selektive, të përdorimit të policisë, të goditjes së kundërshtarit politik apo mediave që nuk kontrollon, të lehtësimit të grupeve kriminale duke ju treguar që dera qëndron e hapur, ka më shumë rëndësi për qeverinë që dera për krimin t? jetë më e hapur se dera për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë!”-shkruan Salianji.

You may also like