Deklaratat e Ramës, flet politologu: Ne nuk jemi Anglia, ja çfarë rrezikojmë nga presioni ndaj BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pafuqia për të liberalizuar vizat për shqiptarët e Kosovës dhe për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë, ndihet pikërisht në tentativat për forma të tërthorta presioni, kundrejt fuqive të mëdha. Kështu deklaratat e Kryeministrit shqiptar, ku shpreh zhgënjimin e madh ndaj BE për pritjen e gjatë, si dhe bën akuza për dyfytyrësi dhe “përkëdhelje” të Serbisë, mund të kenë sipas politologut Ermal Hasimja pasoja afatgjata.

Në mungesë të përmbushjes të kushteve si “pajë” për krushqit e Europës së Bashkuar, retorikat me tone nacionaliste a patriotike, do të shtonin radhën e pritjes për shqiptarët, apo risku mund të ishte edhe më i lartë.

Edhe pse Rama akuzon vendet fqinje jo anëtarë në BE se kanë marrë peng integrimin e shqiptarëve , jo rastësisht Presidentja e KE, Ursula von der Leyen në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama, këtë fundshtatori e ritheksoi nevojën për paqe e dialog në Rajon dhe uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”, shprehet politologu Hasimja.

You may also like