Deklarata e Kurtit pë bashkim kombëtar mund ta destabilizojë rajonin

by admin
Spread the love

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se deklarata e kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, se do të votojë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në të ardhmen, mund ta destabilizojë seriozisht të gjithë rajonin.

“Ajo deklaratë është vetëm një gur tjetër në minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale. Ajo deklaratë mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin”, ka thënë Bërnabiq, përcjell Klankosova.tv

“Politika e Albin Kurtit është e qartë, të cilën ai duket se nuk e fsheh”, është shprehur kryeministrja serbe për Tanjug.

Kujtojmë se kryeministri Kurti për revistën britanike, “Monocle”, ka thënë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në një referendum i cili do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.

“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prapë, vetëm nëse do të bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti.

Lajme interesante

You may also like