Deklarata e fortë e analistit të njohur: Banditët më të mëdhenj të këtij vendi bredhin të lirë në Tiranë, nuk është sekret, policia e di ku janë dhe i lejon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se banditët më të mëdhenj të këtij vendi bredhin të lirë nëpër Tiranë, madje për këtë është në dijeni edhe policia, e cila i lejon.

Ai shprehet se prokuroria nuk mund të pengojë gazetarët për të publikuar lajme që janë në interes të publikut.

“Nuk i takon autoriteteve shtetërore, drejtësisë, prokurorisë mbi të gjitha, të bëjnë rregullimin e mediave. Janë mediat ato që vendosin, çdo gjë që është në interes të publikut, i duhet dhënë publikut, pavarësisht se herë pas herë mund të duket sikur bie në kontrafiktë me arsyen shtetërore, me interesat e qeverive.

Kjo që unë po them është e vlefshme për raste shumë më flagrante sesa ky i tanishmi. Unë nuk e kuptoj se çfarë sekreti ka për një gjë që e dinë të gjithë. Banditët më të mëdhenj të këtij vendi, policia e di ku janë dhe i lejon të bredhin mes kryeqytetit të lirë”, theksoi ai në “Euroneës Albania”.

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat.

You may also like