Deklarata e bujshme e Berishës: Nëse Yuri Kim nuk do bënte këtë gjë, gjërat do të ishin ndryshe

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e së mërkurës një takim me krerët e degëve të Tiranës gjatë së cilit ka përmendur edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Berisha, duke iu drejtuar kryediplomates amerikane tha se nëse ajo nuk do të kishte përshëndetur zgjedhjet e 25 prillit në darkë, gjërat sot mund të ishin ndryshe. Sipas ish-kryeministrit, ambasadorja Kim duhej të kishte “qëndruar në lartësinë e respektot për votën e lirë, por nuk qëndroi.”

“Krahas kësaj ne kemi evenimentin madhor, historik, primaret. Të bëjmë gjithçka për një proces sa më të ndershëm, të drejtë, transparent. Shqipëria është shkëputur nga vlera, është shndërruar në një ishull ku vota është përzënë nga qeveria, nga Partia Socialiste.

Me këto primare ne tregojmë përkushtimin më maksimal ndaj votës. Se absolutisht nuk zhvillohemi kurrë pa votën e lirë, dhe kushti i të gjitha kushteve që ky vend të zhvillohet është kushti që qytetarët të votojnë të lirë. E humbën ne këtë, një shkarje e tmerrshme në 9 vite. E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm një gjë zonjës. Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do të ishin gjërat pak më ndryshe, se gjithçka buron nga vota.

Dhe në rast se ne u rrokullisëm në këtë mënyrë, u rrokullisëm se na u rrëmbye vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, shtet ligjor e drejtësi. Do të kishte qenë shumë mirë të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë, por nuk qëndroi. Do të qëndrojmë ne, sado e vështirë të jetë kjo, sepse vetëm me votën e lirë ne mund të bëhemi një vend i zhvilluar si vendet e tjera,” u shpreh Berisha ndër të tjera.

You may also like