Deklarata “bombë” e Mentor Kikisë: Në aferën e inceneratorëve nuk është e përfshirë vetëm Ministria e Mjedisit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e ditës së martë të SPAK për lëshimin e 13 urdhër-arresteve për aferën e inceneratorëve, mes tyre dhe deputeti i PS, Alqi Ballako, tha se në këtë çështje nuk mund të jetë e përfshirë vetë një ministri.

Kikia i ftuar në emisionin “Log” tha se në të gjithë aferën korruptive të inceneratorëve janë përfshirë 4 ministri.

“I gjithë grupi që është vënë nën arrest sot është i gjithë ish-personel i Ministrisë së Mjedisit. Ajo që kërcet në këtë histori është se tashmë nuk ka nevojë për shumë prova për ta konsideruar megaskandal, pasi një monopol i tillë nuk është parë as në shtete ku funksionon vetëm ligji i xhunglës. Për këtë projekt gjigant janë implikuar 4 ministri. Letrat e hapura tregojnë se si dy njerëz luanim me dhjetëra milionë euro. Një Stela dhe një Klodian paguan me paratë tona 20 milionë euro si këshilltarë. Roja i financave të shtetit sot rri dhe thotë se jemi të gatshme ti dorëzojmë drejtësisë njerëzit që janë implikuar. Nuk besoj se historia filloi brenda Ministrisë së Mjedisit, por nuk besoj se është përfshirë vetëm një ministri”, tha Kikia.

You may also like