Deklarata “bombë” e deputeti demokrat: Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit fitore e demokracisë, përfliten ish presidenti dhe 6 zyrtarë në nivele të larta

by admin
Spread the love

I ftuar në një intervistë televizive, deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku tha se tentativa për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit mund të ketë arsye të ndryshme.

Ai u shpreh se “ në rast se ne arrijmë që dosjet të hapen, që lustracioni të kalojë unë besoj se kemi një fitore të vonuar po një fitore të demokracisë shqiptare në këtë vend”.

“Tentativat jo vetëm për të hapur dosjet por për të krijuar lustracion. Është hera e parë që në 31 vjel pluralizëm PS, trashëgimtare e Partisë së Punës duket se po jep shenjën e një pranimi të hapjes së dosjeve. Pse bëhet kjo? A bëhet si reflektim historik mbi këtë trashëgimi negative? E besoj pak apo aspak. A bëhet për lojë politike, rivalitete politike, përflitet ish presidenti dhe 5 a 6 zyrtarë në nivele të larta. Mund të behet dhe për hesapet e tyre politikë. Për ne është rasti rrallë për të mbërritur në një kërkesë historike që të hapen dosjet. Socialistët kanë deklaruar se janë të gatshëm ti përgjigjen kërkesës së dosjeve për të hequr pengesën ligjore dhe ne duhet ta mbështesim. Ne mbështesim deklasifikim total. Gjithashtu dhe lustracioni, të ndalohen të marrin pjesë në jetën politike. Në rast se ne arrijmë që dosjet të hapen, që lustracioni të kalojë unë besoj se kemi një fitore të vonuar po një fitore të demokracisë shqiptare në këtë vend.“-shkruan Çollaku.

You may also like