Dehari bën thirrje për unitet në BDI, dikush të hap krahun, dikush të shtrijë dorën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Kërçovës nga BDI, Fatmir Dehari në ClickPlus në TV21 duke folur për përplasjet brenda BDI-së, tha se kjo parti nuk e ka humbur besimin e qytetarëve, megjithatë shtoi se ky besim duhet të jetë një thirrje për BDI-në për reflektim dhe meditim.

“Ne nuk e kemi humbur besimin e qytetarëve. Unë them se ka peshë besimi i qytetarëve për reflektim dhe meditim. Çfarë do të thotë kjo? Nëse ne në fund të ditës nuk ndalemi dhe të pyesim veten se çfarë bëra sot?… Unë e them si mesazh. Të pyesim veten çfarë bëra sot dhe ku gabova sot? Sidomos rreth asaj se çfarë gabova sot që mos ta bëj gabimin e njëjtë?”, tha Dehari.

Ai përcolli mesazhe të koduara por të adresuara qartë duke theksuar se “dikush duhet të hap krahun dhe të tërhiqet kur është nevoja.

Dehari duke folur për tensionet kërcënuese tha duhet ulur dhe qartësuar gjërat.

You may also like