Degradon në fjalor rruge Ilir Meta, sharje dhe ofendime të rënda ndaj Bashës në publik

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta, ka shpërthyer në ofendime të rënda në publik. Gjithçka ka ndodhur në ambientet e Hotel Rogner pasditen e sotme.

Sipas dëshmitarëve okularë, Presidenti Ilir Meta ka kapur për krahu deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke thënë fjalë të rënda për liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Thuaji Lulit, se do ja q…”, kanë qenë vetëm disa nga fjalët e përdorura nga presidenti Meta ndaj Lulzim Bashës.

Të gjitha të sharat dhe ofendimet në adresë të Lulzim Bashës, Meta i ka bërë me zë të lartë, duke bërë që të dëgjohet nga të gjithë të pranishmit në ambientet e hotelit.

Polemikat në distancë mes liderit të PD-së dhe presidentit Ilir Meta, ka disa ditë që kanë nisur, por të gjithë ngrejnë pikëpyetje për këtë mllef kaq të madh të presidentit Meta ndaj Lulzim Bashës.

Lajme interesante

You may also like