Deformuese e identitetit kulturor, bën këngë me frape

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane ishte një nga të ftuarit e kësaj jave në emisionin “Expuls” me Ronaldo Sharkën. I njohur për komentet e tij pikante dhe ngacmimet e tij me shumë prej personazheve të botës rozë shqiptare, ai iu rikthye edhe njëherë diskutimit të një artikulli të disa viteve më parë për Bleona Qerretin.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Ronaldo Sharka se çfarë ka pasur me Bleonën, ai u përgjigj menjëherë me ironi, duke pyetur se ku është sot këngëtarja. Më tej, ai theksoi se e respekton si themeluese të tallavasë shqiptare dhe deformuese të identitetit kulturor shqiptar, ndërsa komentoi edhe disa prej këngëve të saj.

“Mirë që ma përmende, ku është Bleona? Megjithëse, kanë qenë zgjedhjet e mes mandatit në Amerikë dhe ajo është një Trump-iste e njohur dhe do ketë qenë duke bërë fushatë. Bleonën e respektoj si themeluese të tallava-rërisë shqiptare. Është një nga deformueset e para të identitetit kulturor shqiptar.

“Ti nuk di as me ma lyp”- për çfarë ta lavdëroj, për xixat, për brekët për çfarë? Kënga “Mandarinë”?, një këngë me frape? E imagjinon tani, edhe ushqimet që zgjedh për videoklip janë shumë të lira”- tha në emisionin “Expuls” në RTV Ora, gazetari i njohur Bledi Mane.

You may also like