Debuton Sommer, Bayern e nis me një pikë vitin 2023

by admin
Spread the love

Bayern Munich e nis me vetëm një pikë vitin 2023, ndërsa ka ngecur në transfertën ndaj RB Leipzig. Sfida e kësaj të premteje nisi javën e 16-të të Bundesliga.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por skuadrat nuk dhuruan më shumë se barazimi 1-1.

Bayern ia doli që të merrte avantazhin në minutën e 37’ me Choupo-Moting, si dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-1.

Megjithatë reagimi i vendasve nuk vonoi shumë, 7 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë Halstenberhg realizoi golin e barazimit për Leipzig.

Ky takim solli edhe debutimin e Sommer me Bayern Munich, me portierin që u bashkua vetëm ditën e djeshme me bavarezët, por që tregoi një formë të mirë.

Pas këtij takimi Leipzig shkon në kuotën e 29 pikëve në vend të tretë, ndërsa Bayern kryeson me 35 pikë.


Top Channel

You may also like