Debutimi i Toney me Anglinë, i kushton shtrenjtë Brentfordit

by admin
Spread the love

Ivan Toney po bën një sezon fantastik me Brentford në Premier League dhe paraqitjet e tij nuk i shpëtuan trajnerit Gareth Southgate, i cili e grumbulloi për eliminatoret ndaj Italisë dhe Ukrainës.

Megjithatë në klubin e Brentford nuk janë shumë të lumtur, pasi debutimi i sulmuesit me fanellën e “tre luanëve”, do t’u kushtonte arkave të tyre plot 1 milionë euro.

Brentford bleu Ivan Toney për 6 milionë euro nga Peterborough, por në kontratë u shënuan një sërë bonusesh, klauzolat për të cilat, sulmuesi i përmbushi të gjitha.

Deri tani Brentford ka paguar edhe tre milionë shtesë, si rrjedhojë e klauzolave të kontratës, teksa debutimi me Anglinë, do ta detyrojë të dërgojë edhe një milionë euro të tjera në arkat e Peterborough.

Gjithsesi vlen të theksohet se përfaqësimi në kombëtare është një vitrinë e shkëlqyer për futbollistët. Për këtë arsye drejtuesit e Brentford shpresojnë në një paraqitje të mirë të Toney, për t’i rritur edhe më shumë vlerën në treg.


Top Channel

You may also like