Dëborë në vendin tonë, ARRSH del me njoftimin urgjent për gjendjen e rrugëve: Ja ku është devijuar qarkullimi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rrugëve në vend, për shkak të motit të keq. ARRSH njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Ndërkohë në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin.

“Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

You may also like