Debati për emigrimin e shqiptarëve, Balla: Berisha e nxin dhe fyen Shqipërinë njëlloj si Lavrovi i Putinit

by admin
Spread the love

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të pasqyruara edhe në median britaniken ‘Daily Mail’.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se Sali Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë. Sipas Ballës, Berisha e nxin  dhe fyen Shqipërinë njëlloj si Lavrovi i Putinit apo Khomeini i Iranit.

“Kur ne themi Sali Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë, shumica bien dakord me ne, por është një pakicë që del ta mbrojë. Sot pyetja që kam për këtë pakicën: Si ka mundësi që i shkoni pas një non-grate si Sali Berisha që Shqipërinë e nxin dhe fyen njëlloj si Lavrovi i Putinit, apo Khomeini i Iranit. Edhe Lavrovi dhe Khomeini e kanë shigjetuar “Shqipërinë si një vend të rrezikshëm”, për arsyet e tyre që të gjithë i dimë. Sot Sali Berisha, njëlloj non grata si ata dy më sipër, e ka sulmuar Shqipërinë me fjalët e tyre. Vetëm shërbëtorët e së keqes, që figurojnë në bordorotë e Kremlinit, pjellë e mbrapshtë anti-shqiptare mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë. Turp”, shkruan Balla.

Lexo lajme interesante

You may also like