Debatet për Portin e Durrësit në Kuvend, reagon Rama nga Beogradi: Hajde më thoni pastaj që s’janë pa fe dhe pa atdhe

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra nda opozita për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Teksa ndodhet në Beograd, Rama përmes një postimi në “Tëitter”, referuar debateve që po mbahen ditën e sotme në Kuvend për ndërtimin e këtij porti, ai ka përmendur një fjali të thënë në seancë nga opozita duke i quajtur më pas ata “të pa fe” dhe “pa atdhe”.

” Po filloi Porti Turistik s’e marrim më kurrë Durrësin!” është fjalia që shkëmbejnë më shpesh maskaragjozët e Aleancës së Rublave dhe hajde më thoni pastaj që s’janë pa fe, pa atdhe, pa besë e pa din dhe as iman!”, shkruan Rama.

You may also like