Debate të shpeshta, si janë sot raportet mes Arbërit dhe Zhaklinës?

by admin
Spread the love

Nëse ka diçka për të cilën ky “Big Brother” do të mbahet mend, janë padyshim përplasjet e banorëve me opinionistët.

Zhaklin Lekatari, kryesisht është “kryqëzuar” edhe në rrjet në lidhje me përplasjet e forta që ka pasur me banorët, gjatë apo edhe pas lojës. Këto raporte kanë vijuar të mbetet të ngrira dhe të acaruara edhe pas përfundimit të lojës.

Por teksa me shumë prej ish banorëve ajo nuk ruan një marrëdhënie, duket se një raport më i largët është edhe me kolegun e saj, që ndau karrigen e opinionistes për më shumë se 130 ditë.

Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në “E Diell” ku është rrëfyer si rrallëherë. Mes të tjerash ai tha se vitin tjetër nuk do jetë më opinionist në “Big Brother VIP”, pasi mendon se këtë rol nuk mund ta bësh gjithmonë dhe se ka shumë angazhime.

Ai po ashtu foli edhe për raportet me Zhaklina Lekatarin, me të cilën tha se kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë gjatë formatit, por shtoi se pas mbarimit të tij nuk kanë komunikuar. “Jo nuk jam takuar, gjatë programit kam shkuar mirë, kemi diskutuar çështje të ndryshme. Nuk kam pasur konflikte, e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin.

You may also like