Dea Mishel rikthehet me ish-in, kapen mat në Paris

by admin
Spread the love

Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej muajsh janë në qendër të vëmendjes. Shkak është bërë pikërisht ndarja e tyre, pasi çifti arriti të fitonte dashurinë e publikut. Pas disa vitesh së bashku dhe një fëmije, edhe për këtë çift ka mbërritur në fund.

Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.

Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit. Tashmë të gjitha detaje të çojnë të mendosh se mes tyre ka qenë një ndarje jo shumë e lehtë. Prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

E në fakt, një arsye e ka pse Sara po shpenzon kaq shumë kohë në Tiranë. Bëhet me dije se blogerja ka vendosur ti hyjë rrugës së ekranit. Pas eksperiencës së saj si aktore, tashmë Sara kërkon një post në ekranet shqiptare si moderatore.

Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, ish-partnerja e Ledrit po mendon pjesëmarrjen në një format si moderatore. Duke qenë se Kosova është një kapitull i mbyllur për të, tratativat dhe bisedat, janë zhvendosur në Tiranë.

Megjithatë deri më tani, vështirë se mund të japim detaje nëse projektet e saj do të finalizohen për sezonin e ri në janar. Influencerja Sara Hoxha ishte ndër pjesëmarrësit në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.

Teksa po parakalonte në tapetin e kuq ajo nuk i shpëtoi as pyetjeve pikante të moderatorit Ronaldo Veshaj, i cili e pyeti Sarën për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, këngëtarin e njohur Ledri Vula.

“Kur do të dilni në një reagim ti dhe Ledri për situatën tuaj”, pyeti Ronaldo. “Unë dhe Ledri do të bëjmë një reagim publik për situatën tonë kur të jemi gati. Do të themi çfarë të duam ne që ju të dini”, u shpreh ajo, duke mos treguar më shumë detaje për ndarjen e tyre.

Mediat në Kosovë flasin se ka qenë pikërisht Ledri ai që është ndarë nga Sara. Largimi i blogeres për në Gjermani, pranë familjes së saj, duket se konfirmoi ndarjen që kishte ardhur nga Ledri.

Por tashmë, dinamikat e dyshes janë ende shumë të forta, duke qenë se mes tyre është edhe vajza, Poem Blue.

Teksa vetë reperi ka vendosur të qëndrojë në heshtje në lidhje me këtë ndarje, nëna e tij, Xheraldina, ka vendosur që të thyejë akullin. Një gjë të tillë e ka treguar vetë Xheraldina, e cila ka ndarë disa “Story” teksa ajo dhe bashkëshorti i saj shihen duke folur me kamer me Poin.

Fjalët me të cilat ajo ka shoqëruar postimet janë marrë nga ndjekësit si “kunja” ndaj Sarës. Ajo ka theksuar se mbesën e ka marrë malli për gjyshërit, pasi në postimet e saj shkruan, “Kur Poin e merr malli” apo “A e dinë këta të dy që më ka marrë malli”.

Kjo deklaratë vjen pasi Sara mori vajzën e saj dhe u largua nga Kosova. Pasi qëndroi disa ditë në Gjermani, ajo ka vendosur të rikthehet sërish, por duket se Poem Blu ende nuk ka mundur ta vizitojë familjen e babait të saj.

Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre.

Pas disa konflikteve që kanë nisur prej disa muajsh mes tyre, ka qenë pikërisht reperi ai që ka marrë vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dashurie. Shkak për debatet e shpeshta kanë qenë pikërisht skenat e xhelozisë nga ana e influenceres.

Shpesh mes komenteve është përfolur edhe për një tradhti të mundshme nga ana e tij, por një fakt i tillë nuk është konfirmuar kurrë.

E gjetur në këto kushte, Sara është larguar nga shtëpia, ku fillimisht ka qëndruar për disa javë në Tiranë krejt e vetme, kjo për faktin se vajza e çiftit ndenji me reperin dhe familjen e tij.

Pas premierës së filmit në Kosovë, Sara pati mundësinë të merrte edhe Poem Blu dhe të dyja kaluan disa kohë në Tiranë.

Pas një periudhe pauze, ku gjërat dukeshin se do të sistemoheshin, Ledri duket se ka qenë tërësisht i vendosur për t’i dhënë fund njëherë e mirë historisë së dashurisë me Sarën.

You may also like