Dea Mishel – Amos, çifti i parë në shtëpinë e BBV? Ja çfarë thonë ata

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Veç Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, që shihen edhe si një nga çiftet pretendente në shtëpinë e Big Brother VIP, edhe Dea Mishel e Amos Zaharia, që në ditët e para kanë shfaqur afërsi me njëri-tjetrin. Edhe pse jo me fjalë, dyshja kanë nënkuptuar se kanë një lloj pëlqimi për njëri-tjetrin.

Madje, gjatë ditës së sotme ata kanë folur së bashku edhe për të ardhmen e tyre, duke ëndërruar edhe të kenë një shtëpi e fëmijë së bashku. Kjo marrëdhënie e tyre u komentua në spektaklin e sotëm, ku Dea Mishel ka folur me superlativa për Amosin, duke e konsideruar si një djalë të sjellshëm, inteligjent e për t’u marrë shembull.

Gjithashtu, Dea shprehet e lumtur që e ka njohur aktorin, ndërsa shton se ka shumë besim te ky raport i krijuar mes atyre të dyve. Sakaq, edhe Amos ka folur për blogeren, duke e konsideruar si një vajzë shumë speciale dhe kreative.

“Janë të rrallë njerëzit kaq specialë sa Dea. Ne u pajtuam. Unë isha pak i ngarkuar për një gjest që ndodhi, por në fund të ditës u sqaruam dhe gjërat morën rrjedhën e tyre” – tha Amos Zaharia.

You may also like