De Laurentiis: Spalletti nuk ikën, habitem se ishim Ferrari më i shpejtë

by admin
Spread the love

Humbja e fundit kundër Empolit bëri që të kishte edhe zëra për largimin e mundshëm të trajnerit Luciano Spalleti nga Napoli. Gjithsesi presidenti Aurelio De Laurentiis i ka shuar të gjithë zërat në intervistën për Sky Sport.

“Spalletti ka një kontratë 3-vjeçare, nuk kam menduar kurrë për ta zëvendësuar. Zgjodha të vij në Castel Volturno pas tetë muajsh heshtje, por kemi folur çdo ditë me trajnerin. Dje doja të bëjë një orë bisedë me Lucianon, stafin teknik dhe atë mjekësor.

Pas fazës në verë ne ishim Ferrari më i shpejtë në botë dhe nuk është e mundur që të pësojmë gjithë këto humbje në Maradona. Mund të të shkoje mendja që Diego është zemëruar se ia kanë përmendur emrin”, është shprehur De Laurentiis. / oversport.tv

You may also like