De Laurentiis: Skandali i Juventusit? Problemi është në nivele më të larta

by admin
Spread the love

Skandali që ka pushtuar futbollin italian dhe më konkretisht Juventusin ka trazuar jo pak ujrat në Serie A. Komente të shumta kanë ardhur për këtë ngjarje, midis tyre edhe nga Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i cili driblon kritikat ndaj Juventusit dhe tregon se problemi është në instanca akoma edhe më të larta.

“Një “calciopoli” i ri? Nuk më takon mua ta them këtë gjë e as ta vendos. Unë kam thënë më parë që futbolli është “sëmurur” që në nivelet e larta.

Është sëmurur që në nivelet e larta, sepse kur dikush nuk dëshiron të kuptojë se nuk ka burime të mjaftueshme për të ecur përpara me këtë topologji të kampionit dhe nuk dëshiron të bëjë një revolucion kopernikan, atëherë ata duhet të rizgjidhen.

Ky është një problem për të gjithë ata që janë në garë për rizgjedhje, si në botën e politikës, industrisë, sindikatave, por edhe në botën e sportit”, tha ndër të tjera De Laurentiis. /oversport.tv

Foto: sscnapoli.it

You may also like